Duka: Shijuam një Derbi spektakolar, futbolli shqiptar ka cilësi
Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit Armand Duka ka komentuar derbin Tirana-Partizani.
“Shijuam një Derbi spektakolar, me emocione në një stadium plot tifozë që i dhanë akoma më shumë bukuri ndeshjes.
Duke qenë në fund të këtij viti, dua t’i përcjell urimet më të mira të dy skuadrave dhe uroj të na dhurojnë gjithmonë ndeshje emocionuese gjatë të gjithë sezonit.
Futbolli shqiptar ka cilësi dhe mbrëmja e sotme e vërtetoi më së miri këtë!”, shkruan presidenti i federatës në faqen e tij në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

