Duka: Shqipëria ka shumë talente, Telushi më ka impresionuar

Në konferencë për shtyp, në krah të trajnerit Skënder Gega, u shfaq mesfushori Dilaver Duka. Futbollisti shqiptar, i rritur dhe formuar në Amerikë, rezultoi afrim i goditur, duke dhënë kontribut sidomos në fazën e tretë, kur skuadra kishte më shumë nevojë për të për shkak të mungesave në mesfushë.

“Skuadra është e mirë, e organizuar. Ndihem mirë. Kur erdha nuk isha shumë mirë fizikisht, tani ndihem mirë. Pozicioni im i preferuar? Pas sulmuesve, aty ndihem më mirë, profili është sulmues. Kam pasur mundësi të luaj në krah, por mendoj që më të mirën e jap pas sulmuesve.

E ardhmja? Do të flas me trajnerin dhe drejtuesit, shpresoj të vazhdoj këtu. Klubi kishte entuziazëm të madh. Mendoj se kam dhënë të mirën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshimet në futboll? Ka shumë ndryshime vendin ku unë kam luajtur, por edhe me vende të tjera të Europës. Këtu luhet futboll mirë, më mirë nga sa mendoja. Ka shumë talente. Çdo lojtar ka pika të mira dhe të dobëta. E njoh nga e kaluara Gegën. Ishte trajner cilësor në Amerikë. Ai që mbani mend më shumë është ai me të cilin fitoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emra që ju kanë impresionuar? Nuk do të ishte e drejtë të përmendja emra. Telushi, për shembull, është me teknikë të madhe, edhe eksperiencë gjithashtu. Më kanë folur për të edhe përpara se të vija, por tani që e pashë vetë”, deklaroi Dilaver Duka.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?