Dukati dominon në Mugello, Lorenzo arrin suksesin e parë

Jorge Lorenzo ka fituar Çmimin e Madh të Mugellos në Moto Grand Prix, që është dhe suksesi i parë me skuadrën italiane në këto 2 vite, duke u rikthyer në nivelet më të larta.

Vendi i dytë shkoi për italianin e Dukatit Andrea Dovizioso i cili qëndroi gjatë gjithë garës në ndjekje të shokut të skuadrës duke mos e vënë asnjëherë në vështirësi Lorenzon. Mark Markez e mbylli garën i 16-ti duke mos marrë asnjë pikë.

Rossi arriti të ngjitej në podium duke e mbyllur garën në vendin e 3-të dhe duke fituar terren ndaj Markez në klasifikimin e përgjithshëm me Doktorin që u ngjit në vendin e 2-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendi i 4-ët i takoi një tjetër italiani, pikërisht Andrea Ianones i cili nuk arriti të fitonte duelin me Rosin për vendin e 3-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?