Durmishi-Avdiaj, një dyshe e talentuar në projeksionin kuqezi ndaj Francës

Mbrojtësi Riza Durmishi, 20 vjeç, mbrojtës i Brondby shënoi një gol dhe  dha asist ne fitoren 2-0 në transfertën e kësaj jave, ndaj ekipin danez të Odense. Ai prej kohësh është në fokus të stafit kuqezi dhe interesi ndaj të është rritur kohët e fundit.  Durmishi synohet si një mbrojtës i së ardhmes, pasi shumë nga lojtarët e këtij reparti, në eliminatoret e Botërorit të ardhshëm, me përjashtim të Elsied Hysaj, do të jenë mbi 30-vjeç.  

Sakaq, talenti i Shalke 04, Donis Avdijaj, 18-vjeç, që është huazuar këtë sezon me Sturm Graz në Austri, ku edhe ka luajtur titullar dhe ka shënuar disa gola,  do të marrë ftesë në ndeshjen ardhshme të qershorit, kundër Francës që do të luhet në “Arena Elbasan”.

Franca, vendi organizator i Europianit, është kualifikuar direkt por ndodhet në grupin tonë eliminator dhe ka të drejtë  të zhvillojë miqësore me të gjitha ekipet e këtij grupi. Në këtë miqësore, De Biasi ka në plan të thërrasë dhe të testojë disa nga lojtarët e së ardhmes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?