Duro: Disa lojtarë mendojnë se janë dikush, por fitorja arrihet duke luajtur

Shpëtim Duro ka mbetur i zhgënjyer nga futbollistët e tij pas barazimit pa gola ndaj Luftëtarit. Trajneri i Kukësit është shprehur se kjo ishte një ndër ndeshjet më të dobëta.

“Të arrish fitoren duhet sakrificë dhe agresivitet. Pjesa e parë ka qenë jashtë pritshmërive, pjesën e dytë kemi dominuar. Por nuk ia kemi dalë të shënojmë, ndaj një kundërshtari që na tregoi se futbolli është i çuditshëm. Është një skuadër që me të rinjtë të krijojnë probleme. U kisha thënë edhe lojtarëve që të mos e merrnin si një ndeshje të lehtë.

Të gjitha ekipet kryesuese kanë pasur probleme me këto skuadra. Sot nuk pranohej ky hap fals. Futbolli duhet të fitohet në fushë jo me deklarata. Janë disa futbollistë që mendojë se janë dikush, por fitorja arrihet duke luajtur. Ia u kam thënë lojtarëve që kanë luajtur me Luftëtarin, që këto djem akutal duan të afirmohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kishim zotërim të topit, por ka pasur edhe momente të ngadalta. E kisha frikë pasi terreni ishte i keq sot. E ndjeja që do ta kishim të vështirë, pasi të krijonë këto probleme të qarkullimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja me dobët e Kukësit? Nuk jam dakord, çdo ndeshje ka historinë e saj. Janë këto çuna që e kanë çuar Kukësin deri këtu. Ne do të punojmë për të rregulluar këto. Deri dje kanë bërë paraqitje të mira dhe kanë arritur deri këtu. Duhej fitorja patjetër, nuk ishte ndeshja më e dobët, pasi skuadra luajti. Nuk ka justifikim pasi duhej fituar.

Goli i anuluar? Siç na kanë penalizuar ne, edhe në fazat e para. E kam parë në momentin e parë që gjyqtari ka akorduar goditje”, deklaroi Duro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?