FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy futbollistët e Partizanit shërohen nga koronavirusi

Dy lojtarët e Partizanit, të cilët rezultuan të parët me Koronavirus, Deian Boldor dhe Besnik Ferati tashmë e kanë kaluar virusin dhe janë të pastër.

Kjo konfirmohet nga vetë klubi i kuq, që njofton se pas testit të dytë të kryer ditën e premte të dy lojtarët kanë rezultuar negativë dhe e kanë kaluar përfundimisht virusin.

Njoftimi i Partizanit:

Swiss Digital Desktop Reklama

FK Partizani njofton se dy lojtarët e skuadrës, të cilët rezultuan të parët pozitiv me CODIV-19, Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë dalë negativ.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy pjesëtarët e ekipit në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, ditën e premte i janë nënshtruar testit të dytë dhe nga përgjigjet e ardhura kanë rezultuar negativ.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?