Dy rikthimet e mëdha të Panuccit për sfidat me Turqinë dhe Andorrën

Christian Panucci ka publikuar sot listën me emrat e futbollistëve që do të grumbullojë për dy sfidat eliminatore të Europianit 2020, që startojnë fundjavën e ardhshme. Strategu italian ka njoftuar rikthimin e dy elementëve shumë të rëndësishëm për ndeshjet me Turqinë dhe Andorrën. Amir Abrashi dhe Armando Sadiku, pas dëmtimeve të gjatë, tashmë i kanë hedhur pas shpine dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit të kombëtares sonë për t’i dhënë një dorë për kualifikueset e Europianit.

Mesfushori i Freiburgut qëndroi 11 muaj jashtë fushave përpara se të rikthehej në shkurt. Panuci ka rigjetur një “motor” në mesfushë, pasi ai është aktivizuar rregullisht në ndeshjet e fundit. Një tjetër elementë i rëndësishëm është edhe Armando Sadiku, i cili është sulmuesi që i ka munguar kombëtares në Ligën e Kombeve, ku bëmë paraqitje aspak të mira. Kristal Abazaj ka merituar një ftesë nga Panucci. Me huazimin e tij te Osijeku Abazj po rigjen formën e tij, ndërkohë që edhe Balliu ka merituar një ftesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?