Dybala i jep 3 pikë Juventusit ndaj Bolognës, +16 nga Napoli (VIDEO)

Juventus nuk di të ndalet në Seria A, duke rrëmbyer 3 pikët e radhës në transfertën ndaj Bolognës minimalisht 1-0. Skuadra e Allegrit pas humbjes ndaj Atleticos në mesjavë, ka zhvilluar një tjetër ndeshje shumë të dobët.

Në pjesën e parë Bologna dominoi duke tentuar në disa raste që të gjente edhe golin e avantazhit me Santander, por sulmuesi ishte shumë egoist. Në fraksionin e dytë, Allegri, hodhi në fushë Paulo Dybala-n, i cili rezultoi të ishte goditja e duhur.

Sulmuesi argjentinas ishte në vendin dhe në kohën e duhur në minutën e 67-të, duke shënuar golin që i dha 3 pikë bardhezinjve. Ndeshje për t’u harruar ndërkohë për Ronaldon, që humbi shumë topa dhe nuk arriti që të ishte asnjëherë i rrezikshëm. Juventus ngjitet në kuotën e 69 pikëve, 16 më shumë se Napoli i vendit të dytë, që luan në orën 18:00. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?