FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dybala: Qëndroj te Juvja, shpresoj të vijë një trajner që synon gjithçka

Paulo Dybala në një intervistë për mediat italiane, është shprehur se do të mbetet pjesë e Juventusit edhe për vitet në vazhdim, ndonëse pranoi se shumë do të varet edhe nga trajneri i ri që do të vijë në pankinë.

“Vëllai dha mendimin e tij, ndërsa unë kam timin. Dua të qëndroj gjatë te Juventusi, pasi është një klub ku kam fituar shumë dhe dua të fitoj akoma. Paratici e di mirë që unë dua të qëndroj te Juventusi, por jo çdo gjë varet nga unë, pasi klubi do të vendosë edhe në bazë të zgjedhjeve të trajnerit”, tha Dybala.

Më pas argjentinasi foli edhe për marrëdhënien e tij me Massimiliano Allegrin, të cilin e ka pasur trajner gjatë 4 sezoneve me fanellën bardhezi, por edhe yllin e skuadrës juventine, Cristiano Ronaldon.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Allegri është trajneri i vetëm që kam pasur te Juventusi dhe e falënderoj, pasi na ka ndihmuar të fitojmë shumë. Shpresoj që edhe trajneri i ri që do të vijë, dhe të synojë që të fitojë gjithçka. Sa i përket Ronaldos, ka qenë një ndjesi fantastike të luash përkrah tij, pasi të gjithë ia njohin cilësitë”, tha deklaroi argjentinasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?