FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bujshme/ Gjermania eliminohet në grupe, turpërohet në fund nga Koreja e Jugut (VIDEO)

Gjermanët, kampionët e botës në fuqi ikin në shtëpi. Rrihen, bile në mënyrë të turpshme nga Korea e Jugut, një ekipi modest, lojtarët e të cilit luajnë në Kore, bile disa edhe në kategorinë e dytë.

Kupa e Botës në Rusi pra sjell surprizën më të madhe të botërorit deri më tani, pasi Gjermania është eliminuar që në fazën e grupeve, pasi është mundur 2-0 nga Koreja e Jugut.

Ikën me turp nga botërori duke zhgënjyer tifozët në mbarë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kronika e ndeshjes:

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjermanët vuajtën shumë ndaj Koresë, teksa në pjesën e parë, nuk kanë pasur asnjë mundësi të pastër shënimi. Werner ishte pranë golit në fundin e pjesës së parë, por mundësia më e mirë ishte për koreanët, të cilët në minutën e 25-të kishin mundësinë e artë për të kaluar në avantazh me Heung-Min Son, i cili nuk mundi të përfitonte nga pasiguria e Neuer.

Në pjesën e dytë trajneri Low bën disa ndërrime, ndërkohë që aksionet sulmuese shtohen në portën kundërshtare. Mario Gomez humbet shumë mundësi shënimi me kokë, ndërkohë që as Toni Kroos dhe Werner nuk  konkretizuan shanset e tyre për shënim. Koreja në disa raste u shfaq shumë e rrezikshme në portën e gjermanëve, por Son nuk ishte i saktë në konkretizimin e aksioneve.

Minutat e fundit ishin dramatike.

Kim Young-Gwon shënoi në minutën e 4-t të shtesës, duke mbyllur këtu aventurën e pancerave në Kupën e Botës.  Në minutën e 6-të shtesë, Son shënoi edhe golin e dytë për Korenë pas një dalje të Neuer në zonën e kundërshtarëve.

Gjermani ikën në shtëpi, duke qenë kampione e botës në fuqi. Një ekip i dobët që zhgënjeu jo vetëm gjermanët, por krejt tifozët kudo në botë. Edhe në Shqipëri numri i tifozëve gjermanë është i jashtëzakonshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?