E BUJSHME/ Griezmann rikthehet sërish te Atletico Madrid
Goditja e madhe dhe surprizë nuk kishte si të mos mungonte në orët e fundit të merkatos. Atletico Madrid ka arritur një marrëveshje me Barcelonën për transferimin në formë huazimi të Antonie Griezmann.
Ylli francez rikthehet në huazim për dy sezone te Los Colchoneros, me detyrimin për të blerë kartonin e plotë për shifrën e 40 milionë eurove.
Griezmann do të firmosë për dy sezone, me opsionin edhe për një të tretë. Kjo është një lëvizje e befasishme, por e pritshme duke marrë në konsideratë faktin që po luante shumë pak te Barcelona. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

