E BUJSHME/ Juve po ndërton një ekip “Galaktikë”, objektivi i radhës është Ramos

Juventus kërkon të përfitojë në maksimum nga kaosi i krijuar te Real Madrid për t’i rrëmbyer disa nga yjet. Nuk janë vetëm Marcelo dhe Isco në listën e përforcimeve të mundshme për sezonin e ardhshëm. Së fundmi “calciomercato.it”, raporton se bardhezinjtë kërkojnë që të përfitojnë nga përplasja e fundit me Sergio Ramosit dhe Perezit për ta transferuar mbrojtësin gjatë verës.

Avantazhi i madh i “Zonjës” në këtë rast është fakti që agjenti i Ramosit është Jorge Mendes, i cili dje në mbrëmje ishte i pranishëm në “Allianz Stadium” për të folur për transferimin  talentit Joao Felix.

Kapiteni i Realit mund të jetë goditja e madhe në merkato për të ofruar edhe më shumë siguri në repartin e mbrojtjes për të qenë edhe më pranë fitimit të Champions League, që po kthehet në fiksim në Torino. Presidenti Agnelli kërkon të rrëmbejë më të mirët në botë për të ndërtuar një Juventus “Galaktikë”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?