FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bujshme nga Anglia, Manchester City do të dënohet si Chelsea

Manchester City do ta pësojë si Barcelona dhe Chelsea sipas gazetës angleze “The Sun”. Në ditët e ardhshme “Qytetarët” do të dënohen zyrtarisht nga UEFA me pezullimin e merkatos në hyrje gjatë dy sesioneve të ardhshme atë të verës së vitit 2019-të dhe të janarit të vitit 2020. Ashtu si Chelsea dhe Barça edhe City ka thyer rregullat e UEFA-s në lidhje me trasnferimet e disa lojtarëve minorenë.

Pezullimi i merkatos në hyrje do të ishte një goditje e rëndë për kampionët e Anglisë të cilët gjithashtu rrezikojnë të marrin një tjetër dënim shembullor atë të skualifikimit nga kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm pasi kanë thyer edhe rregullat e fair play-t financiar.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?