E bujshme nga Italia, Allegri mund të rikthehet tek Milani

Pas ndeshjes me SPAL gjithçka do të jetë e qartë për Milanin, që do të njoh verdiktin nëse do të luajë në Champions apo jo sezonin e ardhshëm. Sigurisht që ky përfundim do të ndikojë edhe në të ardhmen e Gennaro Gattusos.

 

Objektivi i klubit është një vend në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, një kompeticion që nuk shkojnë prej 5 vitesh. Gattuso e di mjaft mirë që shumë do të varet edhe nga ndeshja tjetër Inter-Empoli apo edhe Atalanta-Sassuolo. Me arritjen e objektivit, shanset për qëndrim do të shtohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi sipas gazetës “Libero”, kuqezinjtë kanë nisur kontaktet edhe me Massimilianon Allegrin, teksa rikthimi i tij do të ishte i bujshëm, pasi i ka drejtuar më parë nga sezoni 2010-2014. Madje strategu i Juventusit ka pasur një takim edhe me Gazdis, por ka lënë ende gjithçka të hapur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në listën e trajnerëve të mundshëm për të marrë drejtimin e ekipit janë edhe Leonardo Jardim dhe Simeone Inzaghi. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?