E bujshme nga Portugalia, zbulohet tradhtia e madhe nga Ronaldo
Kjo ka qenë një tjetër javë e keqe për Cristiano Ronaldon, pasi reputacioni i tij është sulmuar përsëri në një revistë portugeze.
Revista “TV Guide” ka vendosur një foto të yllit të Realit në kopertinën e kësaj jave, duke deklaruar se ai e ka tradhtuar të dashurën e tij, Xhorxhina Rodrigez.
Kjo akuzë vjen nga një 21-vjeçare e bërë e njohur në televizionet portugeze, e quajtur Natasha Sofia.
Më herët këtë javë, ishte raportuar se Natasha Sofia kishte kaluar një natë me Ronaldon.
Natasha, nga ana e saj, e ka thënë kështu versionin e saj për këtë histori:
“Ai e ka tradhtuar të dashurën. Rrallë flisnim për të, por ma tha kur ishim bashkë. Më tha se një prej arsyeve që qëndronin bashkë, ishte se ajo i trajton mirë djemtë e tij.”

KOHA JONË SONDAZH

