E bujshme/ “Një klub i madh evropian është gati të paguajë 50 mln euro për Hysajn”

Gazetari i njohur Rafaele Auriema në një shkrim të fundit të publikuar në gazetën italiane “Tuttosport” ka sqaruar se një klubi madh evropian është gati të paguajë klauzolën e Elseid Hysajt gjatë kësaj vere.

“I marrë nga Napoli në verën e vitit 2015 për 5 milionë euro, sot titullar dhe me një klauzolë prej 50 milionë eurosh për prishjen e kontratës. Klauzolë e vlefshme deri më 15 korrik. Dhe agjenti i tij, Mario Xhufredi, prej kohësh ia ka komunikuar këtë fakt drejtorit sportiv të Napolit, Xhuntolit. Një klub i madh evropian është gati të investojë për shqiptar dhe ta paguajë këtë shifër të lartë”, shkuan Auriema për mbrojtësin e Kombëtares sonë.

Kujtojmë që për Hysajn ka pasur oferta të shumta nga klubet e mëdha evropiane: Barcelona, Bajern,Çelsi, Junajtid, Reali dhe shumë klube të tjera. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?