FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E BUJSHME/ Teuta zyrtarizon ish-sulmuesin e kombëtares

Armando Vajushi është futbollisti më i ri i Teutës. Fantazisti shkodran ka takuar sot pasdite presidentin Edmond Hasanbelliu dhe ka gjetur marrëveshjen për një kontratë deri në fund të sezonit aktual.

Detajet e kontratës janë mbajtur sekrete për momentin, por Vajushi ka ulur disi kërkesat që i kishte vënë përpara Kukësit, duke preferuar që luajë me ekipin bregdetar.

Në këtë mënyrë Teuta kompleton sulmin pas afrimit të Busic, dhe me Amadu Latif do të formojnë një treshe të frikshme për çdo mbrojtje në Superiore. Vajushi ka luajtur 6 ndeshje me kombëtaren tonë duke gjetur edhe një herë rrugën e rrjetës në miqësoren ndaj San Marinos në vitin 2014.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?