FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E BUJSHME/ Thomas Strakosha merr ofertë zyrtare, mund të vishet bardhezi

Thomas Strakosha mund ta shohim shumë shpejt në Premier League. Portieri i kombëtares sonë, i cili aktivizohet te skuadra e Lazios, ndiqet prej kohësh nga disa ekipe të njohur në Angli si Tottenham dhe Arsenali, por së fundmi është Newcastle që ka hyrë në garë, madje edhe me një ofertë konkrete.

 

Lajmi i bujshëm është raportuar pak minuta më parë nga sajti italian “Tuttomercatoweb”, që shkruan se portieri shqiptar është një nga objektivat e klubit bardhezi. Raportohet se në ditët në vijim do të vijë edhe një ofert zyrtare për Strakoshën, i cili ka shkëlqyer në sezonet e fundit me ekipin e Lazios.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bardhekaltrit janë të gatshëm që ta lënë të lirë “gardianin” kuqezi për një ofertë që e kalon 30 milionë euro. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?