E bujshme/ UEFA dënon dy vite Milanin në Kupat e Europës

Milani dënohet me dy vite përjashtim nga Kupat e Europës. Ky është verdikti i dhënë nga UEFA, pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit dhe argumenteve të kuqezinjve mbi rregullin e “Fair Play”-t financiar.

Një vendim i rëndë nga organi më i lartë i futbollit europian, duke qenë se më herët klubit kuqezi i ishte refuzuar marrëveshja me sanksione. Por, po aq e ditur është edhe kundërpërgjigjja e Milanit.

Administratori i deleguar Fassone e ka bërë të ditur se cilido që të jetë vendimi i UEFA-s, nëse do të konsiderohet i papërgjegjshëm, atëherë do t’i drejtohen Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?