E dini përse Uruguai ka 4 yje në fanellën e tij?
Kombëtarja e Uruguait ka qenë gjithmonë protagoniste në Botëroret e futbollit. Vendi i vogël amerikano-latin, me pak më shumë se 3 milionë banorë, ka fituar dy herë në historinë e vet kampionatin Botëror, në vitet 1930 dhe 1950.
Gjithsesi ata kanë katër yje mbi stemën e tyre. Përveç dy titujve të botës , ata kanë fituar edhe dy tituj të kampion olimpik në futboll, në Lojërat Olimpike, të vitit 1924 dhe 1928.
Duke marra parasysh faktin se para vitit 1930 nuk ka pasur kampionate botërore dhe në lojërat olimpike të atëhershme, ekipet kanë garuar me përbërjet e tyre më të mira, FIFA i pranon këta dy tituj olimpikë si të vlefshëm duke lejuar Uruguain që të mbajë në fanellë 4 yje, për të treguar trashëgiminë e madhe që ka kjo fanellë.

KOHA JONË SONDAZH

