E jashtëzakonshme në Botërorin e Notit, 19-vjeçari thyen rekordin e legjendës Felps

Kampionati Botëror i Notit që po zhvillohet në Guangju të Koresë së Jugut, në ditën e katërt të tij regjistroi një rezultat historik.

Kristof Milak vendosi një rekord të ri botëror në garën e 200 metrave stil delfini, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga Majkëll Felps prej 10 vitesh.

Hungarezi 19-vjeçar i mahniti të gjithë duke e ndalur kronometrin në 1’50″73, ndërkohë që rezultati i amerikanit shënonte 1’51″51.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një rezultat fantastik që e bën hungarezin notarin e parë të lindur në mijëvjeçarin e ri që shpallet kampion bote.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?