E keni harruar “magjistarin” Taarabt? Shikoni çfarë ka bërë mbrëmë me Benficën (VIDEO)

Adel Taarabt është 30 vjeç, por ka një karrierë të gjatë në botën e futbollit, madje shumë interesante. I cilësuar si një talent i rrallë disa vite më parë, sulmuesi maroken për shkak të sjelljeve të tij kapriçoze ka shpërdoruar një talent që rrallë që ka në këmbët e tij.

Taarabt në vitin 2014 u transferua të skuadra e Milanit, duke qenë një ndër futbollistët më të spikatur, por shumë shpejt ai do të zhdukej. Më pas erdhën një sërë lëvizjesh te QPR, Genoa dhe te Benfica, skuadër në të cilin është larguar dhe afruar disa herë.

Së fundmi ai është pjesë pikërisht e ekipit portugez, teksa mbrëmjen e djeshme ka bërë një veprim spektakolar në duelin ndaj Zenit, duke bërë xhiron në rrjetet sociale. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?