E kërkoi me ngulm Milani, mesfushori francez prezantohet te Roma

Jordan Veretout është futbollisti më i ri i Romës. 26-vjeçari francez, i cili sezonin e fundit ka mbrojtur ngjyrat e Fiorentinës, gjatë paradites kaloi testet mjekësore, për të firmosur më pas kontratën që do ta mbajë të lidhur me klubin verdhekuq për 5 sezonet e ardhshme.

 

Roma do të paguajë 1 milionë euro për huazimin për një vit, me detyrim blerjen e futbollistit në fund të sezonit për 16 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam shumë i lumtur që do të luaj me një klub të madh si Roma. Do të kem fatin ta ndaj këtë përvojë me lojtarë të mëdhenj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veretout ishte objektiv kryesor edhe i Milanit, por Roma u tregua më konkrete në bisedime, duke bindur si futbollistin ashtu edhe klubin vjollcë për shumën e transferimit.

Image

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?