FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E “kërkoi”, Ramos ndëshkohet dyfish nga UEFA

Komisioni i Disiplinës së UEFA-s vendosi të ndëshkojë për dy ndeshje futbollistin spanjoll, Sergio Ramos, pas kartonit të verdhë që mori qëllimisht në minutat e fundit të ndeshjes së Champions League kundër Ajaksit.

Mbrojtësi i Realit të Madridit veproi me ndërgjegje të plotë se do të dënohej nga arbitri, pasi ishte i rrezikuar për të munguar në ndeshjen e kthimit kundër rivalëve holandezë, por tani e pëson më keq nga raporti i vëzhguesve.

Sergio Ramos kishte menduar se do të ezauronte rrezikun për kartonat, me synimin për të qenë në ndeshjet e tjera të Realit të Madrid, me vetëdijen se “galaktikët” e kishin hipotekuar kualifikimin me Ajaksin. Por, UEFA e ka ndëshkuar duke u bazuar edhe në rrëfimin e vet lojtarit pas ndeshjes, duke i vendosur jo një, por dy ndeshje dënim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtësi i Kombëtares spanjolle dhe kapiteni i Realit do të mungojë në sfidën e kthimit ndaj skuadrës nga Amsterdami, që do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu”, si dhe në ndeshjen e parë çerekfinale, në rast se iberikët do të kualifikohen sipas parashikimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?