FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E kërkojnë në Itali e Francë, Tare zbulon të ardhmen e Milinkovic-Savic

Besohet se ka pasur kontakte mes tyre, por mes Sergej Milinkovic-Savic dhe PSG-së nuk ka asgjë konkrete. Këtë ka konfirmuar drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, i cili ka hedhur poshtë thashethemet se serbi do të kaloj te francezët.

“Nuk ka asgjë për të thënë, sepse nuk kemi asnjë bisedë me drejtuesit e PSG-së.  Ne nuk kemi nevojë të shesim Milinkoviç-Savic, pasi kjo ishte vetëm një fjalë e nxjerrë nga gazetat. Unë nuk kam asnjë ide se çili do të ishte çmimi i tij, sepse nuk mund të flas për diçka që nuk është reale. Thashetheme janë të gjitha. Nuk kemi marrë një ofertë nga Paris Saint-Germain. “-tha Tare për gazetën “Le Parisien”.

Interesimi i PSG-së për Savic duket se është i madh, madje mediat italiane zbuluan pak ditë më parë se kampionët francez ofruar 80 milionë euro për 24 vjeçarin. Në garë për Milinkovic janë skuadra edhe si Barcelona, Juventus, Milan apo dhe Manchester United.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?