E kërkon gjysma e Europës, United bën gati 50 milionë paund për talentin e Cagliarit

Nicolo Barella është një nga të rinjtë më premtues të futbollit italian. Mesfushori i Cagliarit është kthyer në një dëshirë të madhe për shumë klube të mëdha italiane dhe europiane.

Përvec ekipeve të Serie A, si Milan dhe Inter, anglezët e Chelsea prej kohësh ndjekin 21-vjeçarin, të cilin e shikojnë si zëvendësuesin e Cesc Fabregas, i larguar drejt Monacos. Megjithatë Chelsea nuk është ekipi i vetëm që kërkon Barella, pasi së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Manchester United.

Sipas mediave italiane, “Djajtë e Kuq” e kanë seriozisht dhe pritet të ofrojnë plot 50 milionë paund për mesfushorin, për ta transferuar atë në Old Trafford që në muajin janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?