E kritikuan ndaj Francës, Qose shënon një “perlë” në Sllovaki (VIDEO)
Mesfushori i Kombëtares, Kristi Qose, u kritikua shumë për lojën e tij në 45 minutat e para ndaj Francës, por me skuadrën e tij po luan mjaft mirë. Ditën e sotme ai ka shënuar një super gol me fanellën e Ruzomberok në sfidën ndaj Senicës, që përfundoi në barazim 2-2.
Miqtë shënuan 2 herë në pjesën e parë, ndërkohë që në minutën e 63-të, Qose nxorri nga repertori i tij një perlë, teksa me një gjuajtje fluturimthi në hyrje të zonës arriti ta dërgonte në fundin e rrjetës.
8 minuta nga fundi Ruzomberok shënoi golin e barazimit me 11-metërsh. Skuadra e mesfushorit shqiptar mban vendin e 4-t, pas 16 javësh me 24 pikë të grumbulluara.
KOHA JONË SONDAZH

