E largojnë nga skuadra, lojtari i Kombëtares mbetet pa ekip

Tashmë është zyrtare! Shkëlzen Gashi mbetet pa ekip. Pas tre vitesh me fanellën e Kolorado Rapids në MLS amerikane, lojtarit të Kombëtares i është treguar dera. Gashi iu bashkua Kolorado Rapids menjëherë pas aventurës kuqezi në Europianin e Francës dhe kjo zgjedhje ndikoi që ai të humbiste dhe kontaktet me fanellën kuqezi.

Lajmin për largimin e Gashit, e ka dhënë vetë klubi amerikan, që në postimin e tij në Facebook shkruan “Klubi ka vendosur të heqë dorë nga Shkëlzen Gashi.

Duam të falënderojmë Shkëlzenin për shërbimet e tij gjatë këtyre tre viteve dhe i urojmë atij gjithë të mirat”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?