E papritur, Mezani largohet nga skuadra e Laçit

Gentian Mezani nuk do të jetë më trajneri i Laçit në sezonin e ardhshëm. 38-vjeçari vlonjat largohet nga drejtimi i skuadrës kurbinase për arsye personale. Lajmi për divorcin erdhi vetëm pak ditë pas finales së Kupës së humbur ndaj Skënderbeut. Mezani fitoi simpatinë e ambientit në Superiore falë mënyrës së lojës që bënte skuadra e tij por edhe rezultateve të arritura me kualifikimin për në Europa League.

Për Mezanin kjo ishte aventura e dytë si trajner në Superiore pas drejtimit si trajner i përkohshëm i Flamurtarit. Me të në krye Laçi jo vetëm që arriti të sigurojë Europën por edhe t’i japë vlera më të mëdha lojtarëve të rinj në moshë

Drejtuesve të klubit i del detyra të gjejnë sa më shpejt zëvendësuesin e Mezanit pasi ndeshjet e Europa League janë shumë afër dhe skuadra duhet të nisë fazën përgatitore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Mezanit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Aventurës time te Laçi i erdhi fundi. Për arsye personale po largohem nga skuadra, që më dha mundësinë dhe kënaqësinë e drejtimit në elitë. Dua të falënderoj presidentin Pashk Laska, i cili më dha mundësinë të trajnoj Laçin dhe për korrektësinë në çdo aspekt. Falënderoj edhe tifzerinë e mrekullueshme kurbinase, që ka qëndruar gjithmonë pranë ekipit dhe më ka respektuar në mënyrë të veçantë gjatë gjithë kësaj periudhe.

Një falënderim i veçantë për stafin teknik, për përkushtimin e treguar në çdo seancë stërvitore. Në fund dua të falënderoj futbollistët, ata që bënë të mundur përjetimin e një eksperience të jashtëzakonshme jo vetëm nga pikëpamja teknike, por dhe ajo njerëzore. I uroj Laçit suksese në Europa League dhe në kampionatin e ardhshëm! Faleminderit dhe do t’ju jem gjithmonë mirënjohës! Para Laçi!

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?