E turpshme, Çaço i shënoi Tomorit në Gjirokastër, e zbresin nga autobusi
Ndeshjet e javës së 25-të në Kategorinë e Parë dhuruan rezultate të favorshme për ekipet pretendente që synojnë ngjitjen në një kategori më lart, përveç Mamurrasit që humbi ndeshjen direkte në Grupin B me Beslidhjen. Në tre javët e mbetura, gara për një vend në një kategori më lart shihet mes këtyre dy ekipeve, që do të luajnë një ndeshje direkte mes tyre. Skuadra që do të bjerë në një kategori më poshtë është përcaktuar tashmë në Grupin B dhe do të jetë Veleçiku.
Por më e ashpër shihet gara në Grupin A, mes Lushnjës e Bylis që synojnë ngjitjen në një kategori më lart. Të dyja këto skuadra, tre javë para fundit, duket se do të zgjidhin gjithçka mes tyre në ndeshjen direkte.
Por në këtë grup është bërë e ashpër gara edhe në fund mes ekipeve që synojnë qëndrimin në Kategorinë e Parë. Naftëtari i Kuçovës mbyll klasifikimin, vetëm dy pikë larg Tomorit të Beratit. Luftëtari fitoi ndaj beratasve në ndeshjen e fundit, duke larguar disi rrezikun. Por ka ndodhur pas kësaj humbje edhe një ngjarje e çuditshme. Futbollisti beratas Ervis Çaço, i cili luan me Luftëtarin, i ka shënuar golin e tretë dhe të fitores, 3-1, ekipit të qytetit të tij. Pas ndeshjes ai vendosi të kthehej në shtëpi, dhe hipi në autobusin e Tomorit të Beratit, por drejtuesit e ekipit e zbritën atë, në shenjë “hakmarrje” për golin që tashmë i rrezikon pozitat këtij ekipi.
Kategoria e Parë
Java e 24-ët/ Të Shtunën
GRUPI A
Veleçiku-Besa 0-2
Shënues: Hasa 70′, Celhaka 81′
Kastrioti-Kamza 3-1
Shënues: Stiven 15′, Tali 39′, Bakiu 64′ (pen)/Blloku 91′
Ada-Iliria 1-0
Shënues: Ferhati 45′
Tërbuni-Burreli 3-1
Shënues: Rroca 7′, Greca 22′,63′/Pirani 74′
Besëlidhja-Mamurrasi 1-0
Shënues: Bajiç 1′
Klasifikimi
Tërbuni 65
Besëlidhja 62
Mamurrasi 60
Burreli 31
Kastrioti 28
Iliria 27
Kamza 25
Ada 24
Besa 23
Veleçiku 11
GRUPI B
Naftëtari-Dinamo 0-0
Shkumbini-Pogradeci 2-2
Shënues: Lluca 39′, Magani 45′+1′/ Pengu 44′,Topllari 90′
Luftëtari-Tomori 3-1
Shënues: Mersini 15′, 23′, Çaço 35′/ Sharavolli 61′
Lushnja-Sopoti 2-1
Shënues: Canka 5’ (11-m), 52′/Dhima 34′
Bylis-Butrinti 2-0
Shënues: Pepa 30’ (11-m), 93′
Klasifikimi
Lushnja 50
Bylis 47
Butrinti 41
Sopoti 36
Dinamo 30
Shkumbini 28
Luftëtari 28
Pogradeci 27
Tomori 26
Naftëtari 24
KOHA JONË SONDAZH

