Editoriali në Itali/ Horizonte të reja dhe ngritja e futbollit shqiptar
Në faqen e gazetarit të “Sky Sport” Gianluca Di Marzio, “gianlucadimarzio.com“, është publikuar një editorial plot lëvdata për Shqipërinë dhe për presidentin e FSHF-së, Armand Duka
“Plazhe shumë të bukura, panorama të lënë pa frymë, qytete që transmetojnë histori dhe art. “Toka e Shqiponjave” ka pasur një ngjitje konstante në vitet e fundit, në të gjitha drejtimet. Edhe sportive, mbi të gjitha në futboll. Kualifikimi për në ‘Euro 2016’ është vetëm kulmi i një sërë rezultatesh të rëndësishme.
Mentalitet i fortë, i palëkundur, të rinj të gatshëm të sakrifikojnë përditë, investime të nivelit të lartë dhe rinovime në infrastrukturë. Linja politike, fitimtare, e presidentit të federatës shqiptare Armand Duka. Zgjedhja e tij ka shënuar një pikë të vërtetë kthese, një fillim i ri për futbollin shqiptar.
Nga ndërtimi i qendrave të reja teknike për të rekrutuar lojtarë të rinj dhe me perspektivë deri tek inaugurimi i stadiumit të ri të Kombëtares, që pritet në muajt e ardhshëm, përveç investimeve madhore në strukturat e të rinjve për hedhjen e themeleve solide për të ardhmen. Këto janë linjat thelbësore që ndjek programi i zhvillimit të Dukës, që është zgjedhur edhe në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Lidhje të forta edhe me futbollin italian, si model për t’u ndjekur. Emërimi i Edy Reja-s si trajner i kombëtares shqiptare, por edhe terren pjellor për investuesit, si për shembull kompania ‘Dm Football Management’ e drejtuar nga Daniele Mura, që operon prej 5 vitesh në Shqipëri dhe ndër të tjerë ka çuar në Itali, tek Empoli, talentin Kleis Bozhanaj.
Nëse rezultatet janë të prekshme, zhvillimi i futbollit shqiptar do të jetë edhe më i qartë në të ardhmen. Me një rol të rëndësishëm në horizont në panoramën europiane…”.
KOHA JONË SONDAZH

