Efekti Ronaldo, çmimet e biletave te Juventusi rriten me 30 %

Cristiano Ronaldo ka pushtuar Juventusin dhe Serinë A. E nëse klube si Chievo apo Parma kanë dyfishuar çmimet e biletave për ndeshjen që do të luajnë kundër bardhezinjve, edhe vetë torinezët kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga portugezi. Pavarësisht se treçereku i “Juventus Stadium” është i prenotuar nga abonimet, kampionët e Italisë nuk kanë ngurruar të rritin çmimet qoftë për abonimet, qoftë dhe për biletat, të cilat do të shiten zakonisht përpara ndeshjeve.

Dje Juventus-i publikoi çmimet për debutimin e Ronaldo-s: do të jetë si i pari i më të mëdhenjve, në mesin e “tenorëve”. Dhe, siç pritej, numrat janë në përputhje me rritjet e abonimeve, rreth 30% më shumë se vitin e kaluar. Biletat në dy pjesët kryesore të stadiumit do kushtojnë nga 55 euro, ndërsa në pjesë të tjera të stadiumit, më komode, 130 dhe 180 euro.

Në Torino, po ëndërrojnë për Champions League, për trofeun me veshë të mëdhenj, që i mungon këtij klubi prej më shumë se 20 vitesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?