Egantia mund Kastriotin me 10 lojtarë, Erzeni bën paqe me Bylisin
Egnatia rikthehet te suksesi në transfertë ndaj Kastriotit me rezultatin 2-3. Miqtë mposhtën edhe pse ishin nga minuta e 43-të në disavantazh numerik me Agbekpornu që u ndëshkua me dy të verdhë.
Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh me anë të Laurentino në minutën e 32-të, ndërkohë që do të barezonte Santiago Selmani në të 37-tën. Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga tekniku Ardian Mema kaloi në avantazh me Edon Hasanin, por Egnatia do të shënonte dy gola për 5 minuta me Fernando dhe Delarge. Skuadra e Duros administroi fitoren dhe tashmë e gjen veten në vendin e tretë me 24 pikë. Nga ana tjetër, Kastrioti, mbetet në vendin e shtatë me 18 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Erzeni dhe Bylisi u ndanë në një barazim 1-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Muçollarin në minutën e 33-të të pjesës së parë. Shijakasit rivendosën ekuilibrat në minutën e 83-të falë golit të Sadikit. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe skuadrat u kënaqen me një pikë. Erzeni mban vendin e katërt me 22 pikë, ndërsa Bylis renditet në vendin e tetë me 16 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

