FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Egbo: E vlerësuam maksimalisht Luftëtarin, nuk më intereson Kukësi-Partizani

Tirana “fluturon” me Emanuel Egbo në stol dhe sot mori fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke u ngjitur me meritë në krye të renditjes. Tekniku kryeqytetas theksoi pas ndeshjes se të tijtë e vlerësuan maksimalisht kundërshtarin.

“Ndeshjen e sotme e kemi vlerësuar maksimalisht, duke qenë se pamë sesi Kukësi bëri një hap fals përballë Luftëtarit në Gjirokastër. Nuk ka më ekipe të vogla, ndaj u kërkova djemve që të vlerësojnë maksimalisht kundërshtarit dhe të bëjnë më të mirën, ndaj edhe u shpërblyem.

E kam thënë vazhdimisht që nuk më intereson renditja në këtë moment. Dua vetëm të përmirësohemi dhe të marrim sa më shumë pikë deri në fund të kampionatit dhe pastaj të shpresojmë që ta mbyllim në krye.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke qenë se luajtëm në mesjavë, mendova ta freskoj pak skuadrën sot dhe besoj se e menaxhuam mirë ndeshjen, por edhe lojtarë të caktuar, që patën mundësi të çlodhen disi.

Swiss Digital Mobile Reklama

A do bëni tifo për Partizani sot? Unë merrem vetëm me ekipin tim dhe dua të fitojmë vazhdimisht, ndaj nuk më interesojnë rezultatet e kundërshtarëve”, deklaroi Egbo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?