Egjipti në festë, trajneri jep lajmin e madh për Mohamed Salah

Mohamed Salah me shumë mundësi do të luajë që në ndeshjen e hapjes së Kupës së Botës ndaj Uruguait. Egjiptiani u dëmtua në minutën e 30-të të finales së Champions ndaj Real Madrid dhe ishte në dyshim për aktivizimin e tij në ndeshjen e parë të Grupit A.

Trajneri i afrikanëve, Hector Cuper duke folur në konferencën para mediave ka dhënë lajmin e madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mund t’ju them se Salah do të jetë në fushë ndaj Uruguait. Është stërvitur me shokët, dhe nëse nuk do të ketë ndonjë ngjarje të pakëndshme, ai do të luaje. Egjipti është me fat që ka në skuadër një nga futbollistët më të mirë në botë. Salah është Messi egjiptian, por nuk do të varemi vetëm nga ai. Salah është ylli ynë, por mund të jetë protagonist edhe portieri apo një mbrojtës. Më pas janë edhe mesfushorët që vrapojnë shumë”, ka thënë Cuper.

Swiss Digital Mobile Reklama

Egjipti do të luajë nesër ndaj Uruguait në orën 14:00. /Koha Jonë/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?