Ekipi legjendar në La Liga bie në Kategorinë e Tretë në Spanjë

Një nga ekipet që ka shkruar historinë në futbollin spanjoll Deportivo La Coruna, po përjeton ditët e saj më të errëta, ndërsa tashmë nuk është më pjesë as e Segunda Division, teksa ka zbritur në kategorinë e tretë.

La Coruna ra nga kategoria pa e luajtur ndeshjen e saj të fundit, pasi takimi ndaj Fuenlabradas nuk u luajt për shkak të infektimit të gjashtë futbollistëve miq me koronavirus. Gjithsesi, fitorja e rivalëve për mbijetesën, Albacete dhe Lugo në javën e fundit të kampionatit, vulosi tragjedinë e klubit nga Galicia.

Rënia e Deportivo La Couruna vjen 20 vjet pasi arriti të fitojë titullin kampion në La Liga, periudhë e cila shënonte në atë kohë vitet më të arta të klubit. Në vitin 2002, pas dy sezonesh, La Coruna ia doli të fitojë Kupën e Mbretit, ndërsa në vitin 2004 u regjistrua arritja e tyre më e madhe në Evropë, gjysmëfinalistë të Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?