FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eliminimi nga kupa, trajneri serb i Kukësit drejt shkarkimit

Trofeu i Kupës së Shqipërisë ishte objektivi që Safet Gjici i kishte vënë drejtorit teknik për t’ia besuar skuadrën edhe në aventurën europiane.

Tashmë presidenca e Kukësit është vënë në kërkim të një emri të ri për pankinën, që do të ketë si objektiv kalimin e të paktën një raundi në Europa League.

Deri më 10 Qershor të gjithë futbollistët dhe stafi teknik do të jenë me pushime, për të hartuar më pas planin dhe nisur përgatitjet për sfidat europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çështja e parë për t’u zgjidhur është ajo e trajnerit, më pas mund të flitet për përforcime dhe largime, që me siguri do të jenë të shumta në kampin verilindor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?