Elis Bakaj prezantohet në Bjellorusi te Shakhtyor Soligorsk
Elis Bakaj është prezantuar sot si lojtari më i ri i Shakhtyor Soligorsk, duke pozuar edhe me uniformën e skuadrës së re. Golashënuesi më i mirë i këtij sezonit në Kategorinë Superiore është prezantuar në klubin e ri në Bjellorusi me fanellën e re me të cilën do të luajë ekipi në sezonin e ri.
Fanella e parë është e verdha me bordura të zeza vertikale, të cilat përbëhen nga emri i klubit i shkruar në tre gjuhë: bjelloruse, ruse dhe angleze. Ndërkohë, uniforma e lojës në trasfertë është e zezë me bordura të verdha.
Elis Bakaj u largua nga Kukësi, në një periudhë të cilën edhe vetë lojtari e cilësoi të pazakontë për transferimet. Kjo edhe për faktin se kampionati në Bjellorusi nis më datë 30 Mars dhe merkato në këtë vend nuk kishte përfunduar ende.
Sulmuesi firmosi kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit me Shakhtyor Soligorskun, ndërsa nga transferimi i tij edhe Kukësi përfitoi rreth 100 mijë euro për kartonin, shifër që i bindi drejtuesit e klubit të hiqnin dorë nga golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore deri në këto momente me 12 gola të realizuar.
KOHA JONË SONDAZH

