FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Elkann i përgjigjet Barcelonës: Mos shkruani budallaqe, ka vetëm një kampion të vërtet!

Revista franceze “France Football” njoftoi pasditen e sotme se ka vendosur të mos japë çmimin prestigjioz “Topi i Artë” për vitin 2020, me arsyetimin se për shkak të pandemisë, kushtet kanë ndryshuar dhe gara nuk ka qenë e barabartë për të gjithë pretendentët. Klubi i Barcelonës gjeti një mënyrë të veçante për t’i bërë jehonë lajmit të revistës franceze.

“E kuptojmë vendimin. Për më tepër të gjithë e dimë kush është më i miri në botë”, ka shkruar klubi katalan, duke e shoqëruar edhe me një foto të Lionel Messit bashkë me 6 Topat e Artë që ka fituar në karrierë.

Natyrisht që ky ishte një “thumb” edhe për rivalin e përjetshëm të argjentinasit, yllin portugez Cristiano Ronaldo, i cili ka fituar trofeun prestigjioz vetëm 5 herë dhe kishte si synim edhe një të 6 për t’u barazuar me Messin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kundërpërgjigja erdhi menjëherë nga prej aksionarëve kryesor të FIAT, Lapo Elkann, shumë i lidhur me Juventusin. Me dopietën kundër Lazios, Ronaldo arriti shifrën e 30 golave në këtë sezon, teksa në një postim së fundmi Elkann shkruan: “Barcelona e dashur, me siguri që Topi i Artë duhet të jepej për një KAMPION TË VËRTET, i aftë që të fitojë duke ndryshuar skuadër, nuk qëndron gjithmonë në një vendin. Përqendrohuni në objektivat tuaja (duke përjashtuar kampionatin). Forca CR7!”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?