Elvir Maloku, talenti nga Kroacia zgjedh Shqipërinë

Elvir Maloku i thotë po Shqipërisë. 19-vjeçari i talentuar i Hajdukut të Splitit, ka pranuar ftesën e trajnerit të U-21, Skënder Gega, për të veshur fanellën kuqezi, në dy ndeshjet miqësore që Shqipëria do të luajë me Kazakistanit dhe Suedisë, respektivisht më datat 12 dhe 16 Qershor. Futbollisti i Hajdukut të Splitit, i lindur në Rijeka, deri në Tetor të 2014 luante për U-19 të Kroacisë por Shqipëria për të ishte një zgjedhje zemre, siç deklaroi dhe në faqen online të klubit të Hajdukut.

“Kam vendosur të pranoj ftesën e Federatës Shqiptare të Futbollit që në të ardhmen të luaj për kombëtaren e Shqipërisë”, është shprehur Maloku. 19-vjeçari ka theksuar se do të bisedojë dhe me trajnerin Buric, që të mos humbasë as nisjen e fazës përgatitore për sezonin e ardhshëm. Elvis Maloku aktivizohet në krahun e majtë të sulmit dhe këtë sezon me skuadrën e tij ka shënuar 3 gola në 21 ndeshje duke ndihmuar ekipin të sigurojë një vend për në kualifikueset e Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?