Emergjencë nga koronavirusi në Itali, lojtarët e Parmës dhe Spal nuk zbresin në fushë

Një kthesë e re në Seria A nga emergjenca e koronavirusit. Disa minuta para fillimit të ndeshjes Parma-Spal, arbitri i dërgoi të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Vendimi erdhi pas fjalëve të ministrit të sportit Vincenzo Spadafora mbi mundësinë e pezullimit të ndeshjeve të kampionatit në këtë moment delikat për vendin fqinj.

Kujtojmë që 14 provinca në Itali janë totalisht të izoluara për shkak të virusit që po shkakton shumë viktima dhe të prekur. Pritet vendimi përfundimtar, ndërkohë që nëse nuk do të pezullohet ndeshja do të fillojë në orën 13:00. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?