Eriksen: Mezi prisja t’i bashkohesha Interit, entuziast për Conten

Christian Eriksen e ka nisur me entuziazëm aventurën e re tek skuadra e Interit. Ylli danez u prezantua ditën e sotme në “La Scala”, ndërkohë që do të mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 24. Në intervistën e parë që ka dhënë për kanalin e klubit, ai nuk e ka fshehur gëzimin që i është bashkuar ekipit të Contes.

“Mezi prisja që të mbërrija, të jesh këtu është bukur dhe jam i lumtur që jam lojtar i Interit. Jam shumë i emocionuar dhe mezi pres që të njihem me tifozët. E kam ndjerë që tani ngrohtësinë e tyre, pasi pritja ishte fantastike. Kam një sfidë të re në Serie A dhe jam i lumtur që mund të luaj me një ekip të madh si Inter, që është një klub fantastik.

Conte? E kam njohur kur kam qenë te Tottenham dhe luanim ndaj Chelseat. E vështirë kundër ekipeve të tij. Me entuziazmon fakti që do ta njoh edhe më nga afër tani dhe do të mësoj se si është të luash për të”, përfundoi Eriksen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?