Ernest Gjoka rikthehet në Kukës, Milinkovic: Nuk kam sfidë personale
Mladen Milinkovic përballë Ernest Gjokës, trajnerit që shpalli për herë të parë Kukësin kampion të Shqipërisë. Asgjë personale, përkundrazi, trajneri serb e konsideron kreun e stolit të Vllaznisë një koleg të suksesshëm, që do të synojë të bëjë diçka të mirë edhe te “kuqeblutë”
Nuk shoh të kem sfidë me Gjokën. E konsideroj si një koleg të suksesshëm, që vjet bëri gjithçka mirë dhe doli kampion. Gjoka do të kërkojë të bëjë diçka të mirë edhe me Vllazninë dhe të tregojë se është trajner i suksesshëm. Edhe kundër Luftëtarit dhe ndaj Vllaznisë përballemi në një moment kur kundërshtarët kanë ndërruar trajnerët. Ne do të kërkojmë të marrim maksimumin, siç ia dolëm në Gjirokastër”, tha tekniku i kuksianëve në konferencën e sotme për shtyp.
KOHA JONË SONDAZH

