FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Është si “hije” në Kupën e Amerikës, Messi: Nuk po luaj siç e prisja

Argjentina arriti që të merrte dje një fitore të thjeshtë 2-0 ndaj Venezuelës duke siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës ku do të sfidojë Brazilin. Lionel Messi kaloi një tjetër mbrëmje në hije totale në fushë, diçka që e ka bërë thuajse në çdo ndeshje.

“Nuk është Kupa e Amerikës më e mirë për mua, nuk po arrij që të bëjë atë që prisja. E rëndësishme ishte që fituam. Në këtë Kupë çdokush mund të mund gjithkënd, kemi bërë një tjetër hap.

Janë disa gjëra për t’u evidentuar. Që në ditën e parë kam thënë: Kemi një grup me djem të zotë pavarësisht futbollit. Në nivelin human, ka miqësi mes tyre, do të synojmë që të përshtatemi shpejt, diçka që po e bëjmë”, ka thënë Messi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?