Eto’o i rikthehet sërish futbollit të luajtur, luan sërish në Spanjë

Samuel Eto’o i rikthehet futbollit të luajtur vetëm disa muaj pasi kishte varur këpucët në gozhdë. Pas aventurës në Katar me skuadrën e Qatar SC, kamerunasi është rikthyer në Europë dhe pikërisht në shtetin ku hodhi hapat e parë si futbollist, pikërisht në Spanjë.

38-vjeçari ka nënshkruar për skuadrën që militon në Segunda Division B, kategorinë e tretë spanjolle Pena Deportiva. Eto’o la futbollin pasi do të kryente disa studime në univeristetit Harvardit pak muaj më parë, por mesa duket kamerunasit nuk i ndahet shpirti nga futbolli dhe dëshira e tij për të luajtur është aq e madhe saqë ka vendosur ta vazhdojë karrierën në një skuadër shumë modeste dhe në një ligë shumë të ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?