FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Etrit Berisha, më në fund i jepet shansi për portën e Lacios

Pas një mungese të gjatë, Etrit Berisha bëhet gati për debutimin e tij në portën e Lazios. Portierit 25-vjeçar shqiptar do t’i jepet një shans i artë këtë javë për të fituar besimin e trajnerit Pioli, i cili ka preferuar Federiko Marchetti, për postin e titullarit, gjatë pjesës së dytë të këtij sezoni. Kartoni i verdhë i marrë nga portieri italian në derbi me Romën, i katërti në total për këtë sezon, e detyron Marchetti të mungojë në sfidën e radhës të Serisë A, ndaj Napolit në “Olimpico”. Prandaj pritet të luajë nga minuta e parë portieri kuqezi, Etrit Berisha. Aktivizimi i futbollistit të kombëtares shqiptare pritet të ndodhë që në ndeshjen e Kupës me Torinon, që do të zhvillohet mbrëmjen e kësaj të mërkure, edhe pse Pioli do t'i ketë në dispozicion të gjithë gardianët e tij. Berisha duhet të jetë në formë optimale për përballjen me napolitanët, ndaj aktivizimi titullar me Torinon në Kupën e Italisë do ta ndihmonte për të fituar më shumë besim, pasi nuk luan prej shumë javësh. Gjatë merkatos së janarit është folur për një transferim të mundshëm të tij te Verona, por drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare siguroi se Berisha nuk do të largohet nga kryeqyteti italian. Portieri kuqezi tashmë e ka shansin për t'i treguar Piolit se është në nivelin e Marchetit, edhe pse italiani mbetet zgjedhja e parë për trajnerin 49-vjecar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?