“Europa e shqiptarëve”, Hyka dhe Neziraj nuk falin as në miqësore
Jahmir Hyka dhe Haxhi Neziraj janë të dy futbollistë shqiptarë, që luajnë në radhët e skuadrës zvicerane të Luzern. Ata shënuan secili nga një gol në miqësoren e sotme, ndaj Wil, që u fitua 3-0 nga ekipi i tyre.
Dy shqiptarë që dallohen në një prej skuadrave të Superligës zvicerane, tregon edhe një herë se nuk mungon talenti i shqiptarëve. Por nëse spikat jashtë, do të thotë se ka probleme në vlerësimin e tyre brenda kufijve.
Megjithatë, mjafton që Hyka, pjesë e kuqezinjve të parë por që nuk është thirrur në ndeshjet e fundit dhe Neziraj i cili luan me ekipin shpresa të Skënder Gegës, vazhdojnë të kenë impakt në ekipin e tyre.
Shkëlzen Gashi është konsideruar futbollisti më i mirë i kampionatit zviceran, golashënuesi më i mirë, si dhe kampion me Basel. Po ashtu me këtë ekip janë dalluar edhe dy kuqezinjtë e tjerë, Taulant Xhaka e Ajeti. Me ekipin e Zurih, Armando Sadiku, është rikthyer kohët e fundit si golashënues. Gashi e Xhaka kërkohet gjatë verës nga ekipi i Seria A, Fiorentina.
Ergys Kaçe, futbollisti i kombëtares sonë dhe autor i golit në miqësoren e fundit me Francën, u vlerësua lojtari më i mirë i PAOk Selanikut, nga tifozët e kësaj skuadre.
Bekim Balaj, sulmuesi kuqezi, kërkohet tashmë nga Lazio.
Janë pra, futbollistët kuqezi, që vlerësohen në ligat më të rëndësishme dhe me klubet e tyre në Europë.
A.M/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

