Europa League/ Napoli “peshkon” Arsenalin, Chelsea me fat
Short ka qenë i pamëshirshëm për Napolin e Carlo Ancelottit në çerekfinalet e Europa League. Të kaltrit në këtë raund do të kenë përballë Arsenalin në një finale të parakohshme për këtë kompeticion. Me shumë fat Chelsea që sërish nuk do të ketë një rival të denjë për t’u përballur as në këtë fazë. Blutë e Londrës do të sfidojnë surprizën që mban emrin e Slavias së Pragës dhe që në 1/8 nxori jashtë mbretëreshën e Europa League, spanjollët e Sevillas.
Villareali do të ketë përballë Valencian, ndërkohë që një duel deri diku i barabartë mund të konsiderohet ai mes Benficas dhe Eintracht Frankfurt. Në gjysmëfinale fituesja e çiftit Arsenal-Napoli do të përballet me të kualifikuarën nga derbi spanjoll Villareal-Valencia, ndërkohë që Chelsea nëse kalon çekët e Slavias së Pragës do të masë forcat me fituesin e çiftit Benfica-Frankfurt.
Ndeshjet e para të fazës çerekfinale do të luhen më 11 prill ndërsa ato të kthimit një javë më vonë në datën 18 prill.


KOHA JONË SONDAZH

