FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Everton i jep leksion Chelsea-t të Lampard, spikat Calvert-Lewin (VIDEO)

Everton i ka shkaktuar një humbje të hidhur 3-1 Chelsea-t, duke dalë disi nga situata e vështirë që ndodheshin në renditje. Richarlison zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 5-të me një goditje me kokë në zonë.

 

Në fillimin e pjesës së dytë, mbrojtja e Bluve të Londrës bën një gabim qesharak në mbrojtje duke i i dhënë mundësinë Calvert-Lewin që të realizonte golin e dytë. Mateo Kovacic rindezi shpresat e Chelsea-t, me një gol të bukur nga distanca në minutën e 52-të, por vendasit ishin në ditën e tyre më të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

6 minuta nga fundi Calvert-Lewin është sërish në vendin e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë. Everton ngjitet në vendin e 14-t, ndërkohë që Chelsea ruan pozicionin e 4-t, që e mban në zonën Champions. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?