FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

F1, Austri, Hamilton merr “pole position”-in e 45-të

Nesër ora 14.00 zhvillohet Çmimi i Madh i Austrisë. Britaniku i Mercedesit, Leëis Hamilton, ka arritur të shënojë kohën më të shpejtë në provat zyrtare të kësaj të shtune, të vlefshme për Çmimin e Madh të Austrisë, duke koleksionuar kështu “pole position”-in e 45 në karrierën e tij.

Edhe pse pati një problem në fund të periudhës së tretë të provave të lira, duke dalë edhe jashtë piste për të mos kompletuar xhiron e fundit deri në vijën e “finish”-it, ai arriti të sigurojë vendin e parë të nisjes për garën e nesërme, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, gjermani Nico Rosberg, teksa edhe ky i fundit doli jashtë piste në fund.

Nga vendi i tretë do të niset gjermani 4 herë kampion bote, Sebastian Vettel, i cili nuk mundi të shfrytëzonte daljen jashtë piste të dy pilotëve të Mercedesit për të rikuperuar disi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?